Vuçiç ‘hakmerret’ ndaj Kurtit: Do ta takoj nëse s’kam ndonjë punë tjetër

Dështimi i një takimi të propozuar Josep Borell për datën 11 maj, duket se ka shkaktuar përplasje mes Albin Kurtit dhe presidentit serb.

Takimi i parë dështoi, pasi Albin Kurti u shpreh se “nuk shkon në takime për të cilat nuk është marrë edhe pëlqimi i tij paraprakisht.”

Tashmë takimi mes dy liderëve pritet të zhvillohet në qershor, por Aleksander Vuçiç, po mundohet që t’ia kthejë në të njëjtën monedhë Albin Kurtit.

Vuçiç në një prononcim për mediat ka deklaruar se në këtë takim do të marrë pjesë vetëm nëse nuk ka ndonjë punët tjetër.

“Nëse ajo ditë është e lirë për mua, do të shkoj, nëse jo, do t’iu them që ta shtyjnë takimin për një ditë tjetër”, ka thënë Vuçiç nga Praga.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT