Yuri Kim publikon fotot e marinës shqiptaro-amerikane: Po stërviten së bashku për të forcuar aftësitë dhe bashkëpunimin

Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka publikuar në Twitter disa foto, ku shihen ushtarët amerikanë dhe ata shqiptarë duke u stërvitur në kuadër të “DefenderEurope21”.
Zyrtarja e SHBA shkruan se zhytësit e marinës shqiptare dhe amerikane po stërviten bashkë për të forcuar aftësitë dhe bashkëpunimin e tyre krah për krah.
“Si pjesë e DefenderEurope21”, zhytësit e marinës po stërviten së bashku për të forcuar aftësitë dhe bashkëpunimin krah për krah”, thotë Kim.
Stërvitja e përbashkët shqiptaro-amerikane u zhvillua mbi bazën detare të Pashalimanit në Vlorë.
“Si pjesë e DefenderEurope21” zhytësit e marinës amerikane dhe shqiptare kohët e fundit zhvilluan stërvitje trajnimi gjatë operacioneve të përbashkëta logjistike mbi-breg, në bazën detare PashaLiman, pranë Vlorës në Shqipëri”, shkruhet krahas fotos që shpërndan ambasadorja Yuri Kim.
