Zbulohet nga erdhi zhurma që alarmoi sot Tiranën, efekt i njëjtë u ndie gjatë luftës në Kosovë

“Shpërthimi” që alarmoi qytetarët pak orë më parë në Tiranë nuk ishte në të vërtetë një shpërthim.
Ajo që ndodhi ishte një zhurmë që krijohet kur kalon pranë një avion i fuqishëm luftarak.
E pikërisht në Tiranë kanë kalaur avionët e NATOS të cilët kanë kryer stërvitjen Defender 21. Ata kanë fluturuar në lartësi të larta, por zhurma që krijuan ishte e madhe duke krijuar përshtypjen e një shpërthimi.
Efekt i njëjtë është krijuar gjatë luftës së Kosovës kur avionët bombardues të NATO-s fluturuan në hapësirën shqiptare drejt Serbisë.