Zbulohet varrezë masive në Kizhevak të Serbisë, viktimat janë shqiptarë të masakruar në Rrezallë

Një varrezë masive është zbuluar në Kizhevak të Serbisë, ku viktimat janë shqiptarë të masakrës së Rrezallës.

Pas masakrës, trupat e viktimave u hodhën në kamionë mbeturinash, duke përfunduar në varrezë masive në Serbi, bëjnë me dije autoritetet në Kosovë.

Procesi i gërmimi në këto varre përfundoi më 26 maj dhe qeveria e Kosovës njoftoi se 9 trupa u gjetën në varrezat masive, dy prej të cilëve janë identifikuar përmes analizës së ADN-së.

Si ndodhi masakra e Rrezallës

Më 5 prill të vitit 1999 serbët rrethuan shtëpitë e këtyre familjeve dhe pushkatuan pothuajse të gjithë burrat dhe djemtë e rinj. Nga masakra e Rezallës vetëm tre kanë shpëtuar të gjallë. Kjo masakër konsiderohet një ndër masakrat më të pamëshirshme gjatë luftës në Kosovë.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT