1 Qershori në komunizëm, kur fëmija shpallej “armik i klasës” se doli në Televizion: Është me përbërje të keqe politike (DOKUMENTI)

Autoriteti për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit, publikon një dokumet të arkivuar i cili tregon sesi një fëmijë, sipas Sigurimit, kishte depërtuar në Televizionin Publik Shqiptar dhe konsiderohej “armik i klasës”.

Bashkëpunëtori i ish-Sigurimit të Shtetit në Radio Televizionin Shqiptar raportonte para autoriteteve më datë 22.1.1986 se: “???̈ ??̈????̈ ?? ??̈???̈??? ??̈ ???? ???????? ?̈?ℎ??̈ ?ℎ????? ??̈ ???̈ ??????? ????????? ??̈? ??̈????̈ ??????????? ??? ??????????? ?ℎ??????.”

Fëmija ishte fitues i një krijimi në revistën “Fatosi”, por burimi “ Kalaja”, rezident në TVSH, kishte zbuluar se gjyshi i fëmijës ishte në burg politik. Për këtë u bë mbledhje në RTSH sepse në shkollën nga vinte fëmija, nuk ishin marrë masat e duhura për studimin e biografisë së vogëlushit.

Sipas Sigurimit, edhe shkolla nga vinte fëmija, mësuesja e tij, kryeredaktorja e revistës “Fatosi” dhe regjisorja e programit kishin mbajtur “qëndrim liberal, duke i lënë shteg armikut të klasës të depërtonte në ekran”.

Revista “Fatosi” ishte revistë për fëmijë 6-12 vjeç, e shpërndarë në tirazh të gjerë në vitet ’80. Revista  botohej si organ i Komitetit Qendror të BRPSH (Bashkimit Rinor të Punës së Shqipërisë) dhe mbështetej në një rrjet të gjerë bashkëpunëtorësh, nxënësish dhe shkrimtarësh të kohës.

Dokumenti më poshtë është pjesë e Dosjes së Objektit të Rëndësisë së Veçantë të Radio Televizionit Shqiptar, deklasifikuar më 4.02.2021.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT