20 qershor 1930 nënshkruhej Traktati i Parë Tregtar Shqipëri-Japoni

Marrëdhëniet diplomatike me Japoninë u vendosën në prill të vitit 1922 me njohjen e shtetit të ri të pavarur shqiptar nga Japonia.
Ndërsa më 20 qershor 1930 u nënshkrua Traktati i Parë Tregtar midis dy vendeve. Më 1935 Mbretëria e Shqipërisë hapi Konsullatën e Nderit në Osaka.
Pas Luftës së Dytë Botërore marrëdhëniet u ngrinë dhe ato u rivendosën në mars të 1981. Në dhjetor 2005 Ambasada e Republikës së Shqipërisë u hap në Tokio dhe në mars 2016 Qeveria Japoneze miratoi vendimin për hapjen e Ambasadës në Tiranë.