“22 vite nga çlirimi i Prishtinës”, Rama: Ditë e bekuar…

Sot më 11 qershor, bëhen 22 vite nga dita kur forcat e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) hynë në Prishtinë. 22 vite nga tërheqja ushtarake e paramilitare serbe nga Kosova, duke shënuar kështu fundin e pushtimit serb.

Këtë ditë e ka përkujtuar edhe kryeministri Edi Rama. Parama ka postuar një foto në rrjtet sociale nga forcat e UÇK-së dhe shkruan se dita e sotme është një ditë e bekuar.

“MIRËMËNGJES ? 22 vite nga dita e bekuar e çlirimit të Prishtinës❤️” shkruan Rama në postimin e tij.

11 qershor, 1999 është dita kur forcat e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) hynë në Prishtinë. Kjo u bë në ditën kur hyri në fuqi Marrëveshja e Kumanovës e nënshkruar më 9 qershor në Kumanovë në mes forcave të NATO-së dhe Republikës Federale të Jugosllavisë. Me këtë marrëveshje, Serbia detyrohej të tërheqë të gjitha forcat e saj policore dhe ushtarake nga Kosova.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT