“7 vite nga vrasja e bujshme”/ Artan Hoxha: Tan Santo nëse na sheh, e vërteta jote është më e rrezikshme se….

Më 26 qershor u mbushën plot 7 vjet nga vrasja e bankierit Artan Santo, njëherazi asokohe bashkëpronar i një kompanie mediatike dhe drejtori i një banke të nivelit të dytë.

Teksa vitet kanë kaluar njëri pas tjetrit dhe janë mbushur 7 vite, emri i biznesmenit të njohur kujtohet nga familjarët, miqtë, bashkëpunëtorët dhe punonjësit e tij që kanë ende të gdhendur imazhin e njeriut korrekt, profesionist, të prerë dhe sistematik.

Në një postim të gazetarit Artan Hoxha ai shkruan se “Fiks në të njëjtën orë, si 7 vite më parë…. Asgjë nuk ka ndryshuar nga ai mëngjes i nxehtë fund qershori… Tan Santo, nëse na sheh nga aty lart, të rrëmosh mbi atentatin tënd sot, se cilët ishin urdhëruesit, organizatorët, ekzekutorët, apo ata që ndihmuan në fshehjen e gjurmëve, është po aq e rrezikshme sa para 7 vitesh…”.

7 vite më parë, ish-drejtori i “Credins Bank”, Artan Santo u ekzekutua në një atentat mafioz në ish-Bllok dhe sot e kësaj dite nuk ka asnjë person të akuzuar. Dosja deri më tani ishte në Prokurorinë e Tiranës, por së fundmi ajo ka kaluar në Prokurorinë e Posaçme, SPAK.

Santo u ekzekutua më 26 qershor të vitit 2014. Sapo ai zbriti nga makina për t’iu drejtuar zyrës në selinë qendrore të bankës që drejtonte, dy persona më motor ju afruan dhe e qëlluan për vdekje.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT