Agjencia Kombëtare e Turizmit keqinformon turistin: Duhet të jesh i vaksinuar që të vish në Shqipëri, nëse ke test PCR është një plus

Qeveria shqiptare vendosi që të hapë kufijtë me nisjen e sezonit turistik, duke mos kërkuar test PCR apo vaksinë por mesa duket Agjencia Kombëtare e Turizmit ende nuk e ka marrë këtë lajm.

Një turist anglez i ka shkruar kësaj agjencie për ta pyetur në lidhje me rregullat anti-COVID për udhëtimet në vendin tonë, por është keqinformuar. Në emailin e siguruar ekskluzivisht nga Newsbomb.al, shihet se në përgjigjen që Agjencia Kombëtare e Turizmit i kthen qytetarit anglez, thuhet se që të hysh në Shqipëri duhet të jesh i vaksinuar, ndërkohë që nëse ke një test PCR, atëherë kjo është një plus.

Por kjo nuk është e vërtetë, pasi vaksina dhe testi PCR nuk janë të detyrueshme për të hyrë në Shqipëri, ndaj Agjencia Kombëtare e Turizmit e ka keqinformuar, ndoshta edhe duke e detyruar që të mos e vizitojë vendin tonë.

Shpresojmë që përgjigjet e tjera që kthehen nga kjo Agjenci të jenë më të sakta, pasi keqinformime të tilla nuk bëjnë asgjë tjetër veçse dëmtojnë imazhin e Shqipërisë.

197237394 172245791511952 6634901388200778467 n

Back to top button
LAJMET E FUNDIT