Austria i premton “besnikëri” Kosovës: Do të vazhdojmë bashkëpunimin

Austria zotohet që t’i qëndrojë fort dhe thellojë edhe më tej bashkëpunimin me Kosovën.
Premtimi është bërë nga Kancelari Sebastian Kurz gjatë një takimi që ka pasur me Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.
“Kënaqësi ta mirëpres Albin Kurtin në Vjenë sot. COVID-19 na ka treguar se sa e rëndësishme është që të kemi partneritet të fuqishëm ndërkombëtar. Ne do të vazhdojmë bashkëpunimin me Kosovën drejt integrimit evropian”, shkruan Kruz.
Takimi është mbajtur pas samitit të udhëheqësve të Ballkanit Perëndimor, që u zhvillua këtë të premte në Vjenë.