Balla: Ja si Luli po e mbron Metën se ka frikë se mos i merr PD-në

Kryetari grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla në fjalën e tij në Parlament u shpreh se Ilir Meta nuk mund të përfaqësojë Shqipërinë si president.
Ai deklaroi se Ilir Meta nuk përfaqëson si president as opozitën, duke shtuar se Basha dhe PD po e mbrojnë atë se ka frikë se mos ia merr partinë.
“Edhe pse deputetët e Lulit na përcollën edhe qëndrimin zyrtar të PD-së, kundër shkarkimit, sepse halli i Lulit është që më mirë meta të rrijë në presidencë sesa ti shkojë në PD. Ta mbroni Lulin se mos t’i shkojë një kandidat në PD”, tha Balla.
Ai tha se Kuvendi i ri do të jetë që do të zgjedhë presidentin e ri të vendit, pasi gj
Deklarata e Ballës
Jam krenar që në këtyre 4 viteve që kamë drejtuar këtë grup parlamentar, asnjëherë PS si grup nuk ka ceduar në aspektin e korrektësisë një vendimmarrje që e kemi marrë në grupin parlamentar. Pro shkarkimit të Metës, i bashkohem asaj që tha Majko, se jam i keqardhur se Ilir Meta nuk u soll si president edhe pse unë jam që më 28 qershor në 2017 ne kemi mbështetur zgjedhjen e ilir metës me 87 vota dhe mori dy vota kundër.
Le të më thotë njëri ndër ju që Ilir Meta përfaqëson unitetin e popullit shqiptar sot? Nëse ndonjëri këtu realisht më bind apo bind shqiptarët përfaqëson unitetin e popullit, bujrum. E prej 25 prillit nuk përfaqësojnë më as vullnetin e opozitës.
Edhe pse deputetët e Lulit na përcollën edhe qëndrimin zyrtar të PD-sdë, kundër shkarkimit, sepse halli i Lulit është që më mirë meta të rrijë në presidencë sesa ti shkojë në PD. Ta mbroni Lulin se mos t’i shkojë një kandidat në PD.
Dy ballista e mbrojtën ish-Fresshistin tonë. Ky është zhvillim pozitive për historinë politike Ilir Metën se nisi historinë si një antifashist dhe përfundoi karrierën duke mbrojtur edhe kryetari i Ballit Kombëtar dhe kryetari i Ballit Kombëtar Demokrat. E dyta meqenëse kishte ftuar sot ansamblin e Dibrës për t’i bërë karshillëk Kuvendit të Shqipërisë, si xhaja në koncertin e vitit 1936, shpresoj se ansambli të mos i ketë kënduar këngën e Hajredin Pashës. Më vjen keq që PD nuk mbajti një qëndrim që i mban nder Shqipërisë, ai e ka humbur të drejtën për të qenë president i Republikës.