Basha kryeson me 81% të votave, ja bashkia e vetme që humbi. Si ndahen votat mes 3 kandidatëve të tjerë

Lulzim Basha e ka thelluar më tej diferencen e votave ndaj kandidatëve të tjerë duke vulosur kështu fitoren e tij si kryetar i PD.

Sipas rezultatit paraprak, Basha rezulton fitues me 81% të votave, ndërsa pjesëmarrja e anëtarësisë ka qenë në nivelin 54.7% ose 41 mijë e 674 vota të vlefshme.

Basha ka grumbulluar 32 mijë e 882 vota, ndjekur nga Agron Shehaj me 6 mijë e 38 vota, Edith Harxhi me 991 vota dhe Fatbardh Kadilli me 763 vota.

Basha ka fituar në çdo qendër votimit të numëruar deri më tani, përveç Selenicës ku fitues ka dalë Agron Shehaj me 17 vota më shumë se kryetari aktual.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT