Berisha e Basha “ngujohen” në zyrë, mbi dy orë takim “kokë më kokë”

Ish-kryeministri Sali Berisha është duke zhvilluar një takim me Lulzim Bashën.

Berisha ndodhet në zyrën e kryetarit aktual të PD-së, Lulzim Basha, prej më shumë se dy orësh.

Ky takim vjen në një kohë kur anëtarët e PD-së në mbarë vendin po numerojnë për zgjedhjen e kryetarit të ri.

Sakaq, kanidatët përballë Bashës si Agron Shehaj dhe Edit Harxhi kanë shprehur pakënaqësi për organizimin e procesit të votimit, duke identifikuar edhe shkelje të ndryshme.

Kujtojmë se vetëm pak ditë më parë, ish-kryeministri Sali Berisha tha “kurrë mos thuaj kurrë” teksa u pyet për rikthimin e tij në krye të PD-së. Shumë e shohin deklaratën e Berishës si batutë, por të tjerë aludojnë rreth domethënies.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT