Berisha padit për shpifje Tulant Ballën, kërkon dëmshpërblim 3 milionë euro

Shkëlzen Berisha, djali i ish-kryeministrit Sali Berisha padit për shpifje Sektretarin e Përgjithshëm të PS Taulant Balla, dhe kërkon 3 milion euro dëmshpërblim. Berisha e akuzon Ballën për një kredi 1.8 milionë lekë me kolateral pronat e Gërdecit.
Djali i ish-kryeministrit thotë se shënimi në Facebook që ka bërë Taulant Balla dhe deklaratat në Kuvend, i kanë shkatuar atij “dëm jopasuror”, ndaj kërkon dëmshpërblim, shkruan gazetarja Keti Banushi. Veç dëmshpërblimit Berisha kërkon që Balla të bëjë përgënjeshtrim në mediet ku është publikuar lajmi.
Sot në Gjykatën e Tiranës është seanca e parë e këtij procesi, ajo që quhet dhe seanca e pajtimit. Gjyqtarët ftojnë palët të zgjidhin çështjen me marrëveshje, nëse nuk ka marrëveshje atëherë nis procesi gjyqësor me depozitimin e provave.
Sanca ishte lajmëruar të niste mesditën e sotme, dhe të pranishëm në Gjykatë deri para pak minutash kanë qenë vetëm avokatët e dy palëve që janë pjesë në këtë proces gjyqësor.