‘Beteja jonë është…’, Ministrja tregon prapaskenat: U trishtuam nga largimi i Gramoz Ruçit!

Elisa Spiropali tregoi se largimi i Ruçit nga politika ishte i trishtueshëm për socialistët dhe një suprizë e pakëndshme.

Ministrja për Marrëdhëniet me parlamentin, deklaroi për emisionin “Breaking” në Top Neës se Ruçi ka një kontribut të madh në politikën shqiptare.

“Largimi i Ruçit nga politika ishte i trishtueshëm për të gjithë ne. Ishte një surprizë e pakëndshme”, tha Spiropali.

Deputetja e PS tregoi edhe prioritetet e mandatit të tretë, të cilin e quajti historik. Sipas Spiropalit, beteja e qeverisë së re do të jetë transfomimi i administratës.

“Mandati i tretë është një detyrë dhe privilegj i madh. Është një moment historik. Beteja jonë është transformimi i administratës. Sfida jonë është hapja e administratës për të gjithë njerëzit e talentuar dhe të shkolluar brenda dhe jashtë. Kemi krijuar edhe një hapësirë për të rinj të talentuar jashtë ose brenda të mund të vijnë të kontribuojnë në administratën shqiptare”, tha Spiropali.

Duket se maxhoranca do vazhdojë t’I shtrijë dorën opozitës, pasi Spiropali u shpreh se nuk do të ketë më debate të kota e sulme politike. Të paktën ky është vendimi i kampit të maxhorancës.

“Kemi humbur kohë këto tre dekada me sulme politike, sidomos këto katër vjet. Me sulmet personale ne nuk do merremi, kemi shumë punë me ekonominë, me ringritjen pas tërmetit”, u shpreh deputetja socialiste./Gazeta SHQIP

Back to top button
LAJMET E FUNDIT