Bie suvaja e tavanit te Pediatria, në dhomë ishin dy fëmijë të vegjël, komision për të vlerësuar gjendjen e të plagosurit

Zbardhen detaje të reja nga plagosja e fëmijës te Pediatria e Tiranës, pas rënies së suvasë. Nga rënia e suvasë është plagosur një fëmijë i moshës pediatrike.
I njëjti burim tha se në dhomë ka qenë dy fëmijë të moshës pediatrike, ku nga vlerësimi paraprak rezulton se fëmija i plagosur ka dëmtime të lehta.
Ndërkohë, sipas Neës 24, është ngritur një komision për vlerësimin e gjendjes së fëmijës. Ngjarja është përjetuar nga familjarët e të vegjëlve, të cilët kanë pësuar traumë. Suvaja ka rënë në katin e tretë të Pediatrisë, në Shërbimin e Pneumologjisë.
Filimisht ngjarja u raportua nga zëdhënësja e PD-së, Zhupa, e cila e denoncoi si ngjarje.