Bilanci javor i “Bregdeti Ynë”, ja sa ndërtime pa leje u prishën nga Konispoli në Velipojë

IKMT thotë se nga Ksamili deri në Velipojë ka shembur deri më tani 35 struktura betoni e metalike të ngritura pa leje në bregdet.
Ky është bilanci i gjashtë ditëve të para të operacionit, të koduar “Bregdeti Ynë”.
Në 10 raste, shkelësit e ligjit kanë prishur vetë ndërtesat, ndërsa për pjesën është dashur ndërhyrja e fadromave të IKMT-së.
Policia e Shtetit deklaron se ka arrestuar 5 persona, ka shpallur 1 në kërkim dhe disa të tjerë i ka proceduar penalisht që prej nisjes së këtij operacioni.
IKMT dhe Policia e Shtetit deklarojnë se do ta shtrijnë këtë operacion edhe në zona të tjera për ta çliruar përfundimisht bregdetin nga shkelësit e ligjit.