Biznesi grek që do të lobojë për njohjen e Kosovës nga Athina

Biznesi grek premton se do të lobojë të Qeveria në Athinë që të njohë Pavarësinë e Kosovës. Zotimi është shprehur nga kreu i Dhomës së Biznesit të Greqisë, Constantinos Michalos, që ndodhet për një vizitë në Kosovë.
Në këtë vizitë, ai është pritur nga kreu i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi.
Rukiqi deklaroi se homologu grek Michalos u zotua se ashtu siç ka lobuar për marrëveshjen e Prespës, të njëjtën ta bëjë edhe për pjesën që lidhet me njohjen e Kosovës nga ana e Greqisë.
“Kjo është vizita më e lartë e një delegacioni ekonomik nga vendet e Bashkimit Europian dhe kjo tregon për peshën që Greqia u jep sot raporteve ekonomike me Kosovën. Besoj që shumë shpejtë edhe do të kulminojnë edhe në raporte më të avancuara politike me njohjen nga ky vend i rëndësishëm i Bashkimit Europian”, ka shkruar Rukiqi.