Braçe publikon videon dhe akuzon dhëndrin e Berishës me citimin e DASH: I përfshirë në veprime korruptive, përdori pushtetin për të pasuruar familjen dhe aleatët

Zv.kryeministri Erion Braçe ka publikuar në rrjetet sociale një video të shkurtër nga emisioni “Top Story”, ku akuzohet Jamarbër Malltezi, dhëndri i ish0-kryeministrit Sali Berisha, si i përfshirë në afera korruptive.

Braçe citon edhe fjalët e Departamentit Amerikan të Shtetit për Berishën, ku ish-kryeministri akuzohet për përdorimin e pushtetit për të pasuruar familjen dhe aleatët e tij.

“Per nje GOMAR!

“Sipas dokumentave me firme e vule….. Ai ishte perfshire ne veprime korruptive te tilla si shperdorimi i fondeve publike dhe nderhyrje ne procese publike, perfshire perdorimin e pushtetit per perfitimet e tij, pasuruar aleatet politike dhe familjaret e tij”! Qarte apo jo”, shkruan Braçe.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT