“Bregdeti ynë”/ Ekspertët e ndërtimeve: Kush ndërton pa leje do ndëshkohet 50 milionë lekë

Aksioni për prishjen e ndërtimeve pa leje me siglën “Bregdeti ynë” ishte temë e ditës së sotme në emisionin “Breaking” në TopNews të fuar ishin inxhinieri Arben Meçe dhe zv/kryeinspektori i IKMT Guri Seferi ku folën për këtë nismë. Zv/kryeinspektori i IKMT Guri Seferi tha se nuk do të ketë më pandëshkueshmëri, për 254 objekte tolerancë zero edhe për ndërtuesin dhe për atë që e ka mbrojtur.

Ndërsa Inxhinieri Meçe u shpreh se nuk është një veprim që cenon turizmin, veprimi i prishjes shoqërohet me pastrimin, turizmi shqiptar zhvillohet një pozicion apsolutisht perlë.

“Nuk është një veprim që cenon turizmin, veprimi i prishjes shoqërohet me pastrimin, turizmi shqiptar zhvillohet në një pozicion absolutisht perlë. Është kioskozuar prona, gjithë bregdeti Jon është ndarë në prona, ndërhyrja e IKMT-s nuk është selektive shembull kemi bregun e Pogradecit nuk pati ndërtime të mbetura. Në 2006 e kam kërkuar diçka të tillë, ndërtimet pa leje kanë patur një goditje të forte dhe ka penalizuar shumë qytetarë. Ky proçes është gjëja më ordinere pasi Durrësi duhej goditur më së shumti,” u shpreh Meçe

“Nuk do të ketë më pandëshkueshmëri, për 254 objekte tolerancë zero edhe për ndërtuesin dhe për atë që e ka mbrojtur. Ndërtimet pa leje ndëshkohen me 5 milon lekë të reja ose ndiqet penalisht. Inertet do shkojnë në landifille dhe do merren autoritetet vendore me to. Në këto aksione na janë bashkuar 3 institucione, që të bashkëpunojmë me njëra- tjetrën. Për të gjithë ndërtuesit do të ketë penalizime, IKMT është institucion që zbaton ligjin,” tha Seferi.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT