Cakaj kandidat për kryetar të PDK në vend të Veselit? Ja si përgjigjet ish ministri i Jashtëm i Shqipërisë

Ish ministri i Jashtëm në Detyrë i Shqipërisë, Gent Cakaj është përfolur në mediat e Kosovës si nje kandidat potencial për të pasuar Hashim Thaçin e Kadri Veselin në krye të PDK-së.

Kjo parti, që pas largimit të Kadri Veselit në Hagë drejtohet nga Enver Hoxhaj, do të mbajë zgjedhjet për kryetarin e ri.

Gent Cakaj në një postim në Facebook e përjashton mundësinë që të kandidojë, ndërkohë që kandidatë të tjerë potencialë janë Hoxhaj dhe ish-ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku.

Postimi i plotë i Cakajt:

Një sqarim i vogël:

E para, ashtu siç e kam sqaruar disa herë tashmë,

unë nuk jam dhe nuk synoj të bëhem pjesë e asnjë partie politike në Kosovë. E dyta, unë jam tërhequr përkohësisht nga jeta publike deri në një vendim tjetër, për të cilin, me siguri, do t’iu njoftoj personalisht!

Back to top button
LAJMET E FUNDIT