Çfarë s’po na shohin sytë?! I riu vendos tullën te gazi dhe drejton makinën nga sedilja e pasagjerit me këmbën në kroskot (VIDEO)

Të thuash “habi” është pak. Një papërgjegjshmëri e madhe e të rinjve që kanë në duar një palë çelësa makine dhe bëjnë “humor” nëpër rrugë.
Nuk rrezikojnë vetëm jetën e tyre, por edhe të qytetarëve të tjerë në rrugë.
Video që do të shihni më poshtë është tipike një video që postohet në rrjete sociale për t’u bërë “i famshëm”, por harron që mund të marrë në qafë veten e të tjerët.
Ai ka vendosur një tullë te gazi i makinës dhe e drejton nga sedilja e pasagjerit.