Çmenduria në Drimadhes/ I riu tapë terrorizon lokalin, qëllon drejt kamerierit pasi i kërkoi të ulte zërin

Zbulohen detaje të reja nga ngjarja në Drimadhes, ku mbrëmjen e kaluar pati përplasje me grushte dhe të shtëna me armë.

Pas djegies së shezlongëve të një biznesi ku dyshohet për shkak të konkurrencës, u raportua se një i ri ka qëlluar me armë në një lokal dhe është konfliktuar fizikisht me dy persona.

28-vjeari H.F., në gjendje të dehur ka hyrë në një lokal duke bërtitur dhe bërë zhurmë. Sipas Report tv, kjo ka bërë që kamerieri t’i afrohej dhe t’i kërkonte që të ulte zërin por ka hasur në kundërshtinë e tij. 28-vjeçari është konfliktuar fizikisht me kamerierin dhe një person tjetër në lokal dhe më pas ka shkuar në makinë e tij, ku ka marrë pistoletën manovër dhe ka qëlluar në drejtim të kamarierit.

Pas ngjarjes i riu është larguar, ndërsa policia po punon për kapjen e tij.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT