Dalin PAMJET/ Momenti kur Auron Tare dhunohet gjatë protestës për hecin e Bënçës (VIDEO)

Banorët e fshatit Bënçë në Tepelenë kanë protestuar këtë të premte për ndërtimin e një kantieri dhe një fabrike asfalti.

Si pasojë ka pasur tensionim të situatës si dhe përplasje mes banorëve dhe punonjësve të firmës.

I dëmtuar gjatë këtij konflikti mes banorëve dhe punonjësve të firmës ka mbetur dhe aktivisti i njohur Auron Tare, Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Bregdetit.

Gazeta Shqip ka siguruar pamjet filmike të momentit kur dhunohet Auron Tare. Auron Tare i ishte bashkuar protestës së banorëve kundër projektit në këtë zonë e cila sipas tyre dëmton ekosistemin.

Më herët në një lidhje live me emisionin “Breaking” në “Top News” Tare tha se është dhunuar dhe goditur fizikisht. “Pronarët e kompanisë më kërcënuan se do më vrasin fëmijët,” ka thënë ai.

Prej disa vitesh banorët e kësaj zone janë duke protestuar kundër planit për ndërtimin e 8 Hec-ve të vegjël mbi lumin e Bënçës, 2 prej të cilëve i kanë nisur punimet. Ata kërcënojnë monumente të mbrojtura natyrore përfshi këtu kanionet e Nivicës, ujëvarat e Progonatit apo tarracat erozive të Bënçës.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT