Dalin pamjet/ Si përfundoi në dyqanin e luleve shoferi që po “fluturonte” në rrugët e Vlorës (VIDEO)

Një ngjarje e rëndë u raportua dje nga Vlora, ku një makinë  tip “Volkswagen Golf 5”, me targa AA 012 RX që po ecte me shpejtësi, papritmas humbi kontrollin dhe përfundoi në një dyqan lulesh.

Pamjet që janë fiksuar nga kamerat e sigurisë të biznesit përballë dallojnë fare qartë se shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia tej normave. Automjeti nga shpejtësia e tepërt s’ka mundur të frenojë në kohë. Në momentin kur ka marrë kthesën makina ka rrëshqitur duke përfunduar në biznesin aty pranë.

Dy personat të cilët ndodheshin në automjet janë larguar nga vendngjarja, ndërkohë që banorët dhe policia nxorën automjetin nga dyqani i luleve me ndihmën e një karotreci. Ka patur raportime se drejtuesi i automjetit që shkaktoi aksidentin ka qenë në gjumë

Shihni videon e publikuar nga Top Channel/Gazeta SHQIP

Back to top button
LAJMET E FUNDIT