Dekreti i Biden për zyrtarët e korruptuar, reagon Kim: Fund pandëshkueshmërisë, të vendosur tek llogaridhënia

Ambasadorja Amerikane në Shqipëri, Yuri Kim ka shpërndarë deklaratën e Sekretarit Amerikan të Shtetit, Blinken lidhur me urdhrin ekzekutiv të presidentin Biden në raport me pasurinë e atyre që destabilizojnë Ballkanin.
Duke cituar Blinken, Kim shkruan se korrupsioni kudo dëmton drejtpërdrejt politikën e jashtme, sigurinë kombëtare dhe shëndetin ekonomik të SH.B.A.-së dhe partnerëve.
“Korrupsioni kudo dëmton drejtpërdrejt politikën e jashtme, sigurinë kombëtare dhe shëndetin ekonomik të SH.B.A.-së dhe partnerëve e aleatëve tanë. Kjo është arsyeja pse ne jemi të përkushtuar të promovojmë llogaridhënie dhe të luftojmë pandëshkueshmërinë për ata që janë përfshirë në korrupsion të rëndësishëm… “.
Biden në urdhrin e tij të nxjerrë për ndëshkimin e atyre që synojnë të destabilizuesve të Ballkanit përfshiu Shqipërinë dhe vendet e ish-Republikës Jugosllave në Ballkanin Perëndimor.
Vendimi erdhi vetëm pak pas shpalljes “non grata” të Sali Berishës dhe familjes së tij për korrupsion.
“Corruption anywhere directly damages the foreign policy, national security & economic health of the US & our partners & allies. That is why we are committed to promoting accountability & combating impunity for those involved in significant corruption…” https://t.co/VRJqnuT3xN
— Ambassador Yuri Kim (@USAmbAlbania) June 9, 2021