Deputetja e PS: LSI politikisht e vdekur, ka mbijetuar në kurriz të dy partive të mëdha

“LSI politikisht është e vdekur, ata e vdiqën vetë veten e tyre”. Kështu tha në emisionin “Arnautistan” në MCN TV deputetja e PS, Ermonela Felaj teksa foli për LSI-në.

Siç u shpreh Felaj, LSI është rritur në saj të shfrytëzimit në mënyrë abuzive të pushteteve për shkak të aleancave me PD dhe PS.

“Besoj që politikisht ata e vdiqën vetë veten e tyre, kanë mbijetuar në kurriz të dy partive të mëdha, rrugës kanë ndodhur kompromise, aleanca, por këto kanë qenë partitë e mëdha dhe shqiptarët këto ndarje kanë.

LSI është rritur në saj të shfrytëzimit në mënyrë abuzive të pushteteve për shkak të aleancave me PD dhe PS”, tha Felaj.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT