“Do i dalim zot, nipërve pensionist”/ Deputeti: Më keni prish imazhin, bani mo shkollë

Deputeti Selami Jenishehri ka reaguar ashpër për “deformimin” që sipas tij i kanë bërë mediat fjalës së tij në parlament. Jenishehri shkruan se “bani mo shkolle.Ju kam fale edhe pse me keni prish imazhim”.
Ky reagimi i deputetit ka ardhur pas se ancës së fundit ku u shkarkua presidenti Meta dhe Jenisheri mbajti fjalën e tij me plot gabime duke thënë se “Do iu dalim zot, nipërve dhe mbesave tona pensionist, të cilët iu është mohuar e drejta e votimit. Emigrantët nuk mund t’i blihet votat.” u shpreh Jenisheri.
Edhe në postimin e fundit të Jenishehrit ku kritikon mediat, shikohen gabime të mëdha ortografike të fjalëve. për më teër shikoni postimin e deputetit./Shqip
Postimi i Jenishehrit:
Jeni fjete ! Po pensionistet e moshuar kane nipa e mbesa pensioniste 64 vjeçar o te pa udhe. Bani mo shkolle.Ju kam fale edhe pse me keni prish imazhim.