Do të mbajë postin e kryeprokurores së Tiranës, dorëhiqet nga kandidimi në SPAK Elizabeta Imeraj

Elizabeta Imeraj do të dorëhiqet nga kandidimi në SPAK për shkak se do të mbajë postin e kryeprokurores së Tiranës.

Mësohet se Imeraj e ka dorëzuar kërkesën në KLP.

Kujtojmë se më 26 mars,  Këshilli i Lartë i Prokurorisë vendosi unanimisht, caktimin e prokurores Elisabeta Imeraj, në cilësinë e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për një mandat 3 vjeçar.

Imeraj ishte e komanduar në krye të Prokurorisë së Tiranës dhe kompetencat e saj kanë qenë të kufizuara për shkak se nuk kishte dalë para Vettingut.

Imeraj doli para trupës së Vettungut në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit më 24 mars ku doli e pastër në të tre shtyllat: pasuri, aftësi profesionale dhe pastërti figure.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT