Dokumenti i 82 viteve më parë: Kur Sekretari i SHBA njoftoi Faik Konicën, për ndërprerjen e misionit diplomatik shqiptar në Uashingon

Si sot, 82 vite më parë Faik Konica do të njoftohej nga Sekregtari amerikan i shtetit Cordel Hull, se misioni diplomatik shqitar në Uashington ishte ndërprerë. Ishte piëkrisht 24 qershor 1939.
Në vitin 1926 Ahmet Zogu emëroi Faik Konicën ministër fuqiplotë në SHBA. Këtë detyrë ai e mbajti deri më 24 qershor të vitit 1939.
Në kuadër të pushtimit italian të Shqipërisë, Sekretari Amerikan i Shtetit Cordel Hull njoftoi Faik Konicën për ndërprerjen e marrëdhënieve diplomatike ndërmjet dy vendeve. Ambasada shqiptare në Uashington u mbyll zyrtarisht, megjithatë Hull vazhdoi të ofronte mbështetjen amerikane për një Shqipëri të çliruar.



