Dokumenti/ Vlonjatët duan ballafaqim mes Dritan Lelit dhe Edi Ramës në këshillin bashkiak

Socialistët dhe anëtarët e këshillit bashkiak të Vlorës kërkojnë një ballafaqim mes kryeministrit Edi Rama dhe kryebashkiakut Dritan Leli. 45 anëtarët e këshillit kanë firmosur nismëm për zhvillimin e një mbledhje të jashtëzakonshme, duke ftuar dhe deputetin e tyre të zonës, kryeministrin Edi Rama për diskutuar mbi situatën aktuale në qytetin e Vlorës.

Arsyet renditen në për këtë përballje të firmosur nga 45 anëtarë në dokumentin e posaçëm të Këshillit Bashkiak të Vlorës, të cilët kërkojnë edhe ngritjen e një komisioni që do të monitorojë punën e bashkisë (Lelit).

“Nisur nga shqetësimi i rritur i komunitetit vlonjat për gjendjen e pashpjegueshme të shërbimeve vendore, kërkohet sa më parë një ballafaqim publik me Kryetarin e Bashkisë. Gjithashtu vlerësojmë se duhet ngritur menjëherë një komision monitorimi i këshillit për shërbimet publike të Bashkisë Vlorë. Situata alarmante me shërbimet bazike të pastrimit, mirëmbajtjes, ndriçimit dhe me trajtimin e ankesave dhe të problemeve të qytetarëve, kërkon reagim të menjëhershëm”, thuhet .

Leli tashmë është kthyer në një dele të zezë për PS-në e Vlorës, pas refuzimit që i bëri propozimit të kryeministrit Rama për të kandiduar si deputet i PS-së në zgjedhjet e 25 prillit.

“Kur qeveria dhe shteti kanë bërë gjithçka për të lehtësuar sezonin turistik, Bashkia Vlorë nuk mund të kthehet në delen e zezë të turizmit shqiptar për plehra, gropa dhe indiferentizëm fyes nga pushteti vendor. Në mbledhje duhet të ftohen edhe deputetët e Vlorës, përfshirë edhe kryeministrin dhe deputetin tonë Z. Edi Rama”, thuhet në këtë letër.

Pikërisht ky refuzim ka bërë që edhe Rama të shprehë hapur pakënaqësitë ndaj Lelit.

Një muaj më parë, pas inspektimit të punimeve të zonën e Lungomares, kryeministri ishte pa i shoqëruar nga Leli dhe e sulmoi atë, duke e cilësuar si “ vdekuri i bashkisë”.

Dokumenti/ Vlonjatët  duan ballafaqim mes Dritan Lelit dhe Edi

Dokumenti/ Vlonjatët  duan ballafaqim mes Dritan Lelit dhe Edi

Dokumenti/ Vlonjatët  duan ballafaqim mes Dritan Lelit dhe Edi

Back to top button
LAJMET E FUNDIT