Eksperti i njohur zbulon dy problemet ligjore në shkarkimin e presidentit Ilir Meta

Sokol Hazizaj,  ekspert i njohur i çështjeve kushtetuese, e ka quajtur të paligjshëm komisionin Hetimor që u ngrit për shkarkimin e presidetit Ilir Meta.

Hazizaj, u shpreh se edhe aktiviteti i Kuvendit pas zgjedhjeve është i jashtëligjshëm.

“Dua të flas në dy standarde. E para, a është i ligjshëm aktiviteti i kuvendit pas zgjedhjeve? Misioni i Kuvendit ka mbaruar një muaj para datës së 25 prillit. Parë në këtë lloj standardi kushtetues Komisioni Hetimor edhe nëse do të ngrihej para zgjedhjeve të 25 prillit do ishte jo ligjor. Prandaj është ligji për komisionet hetimore.”, tha Hazizaj.

Gjithsesi, eksperti i njohur nuk pranoi të flasë posaçërisht për aktin e shkarkimit të sotëm.

I pyetur nëse presidenti ka shkëlur ligjin, Hazizaj tha se një zyrtar vlerësohet vetëm mbi aktet që ndërmerr.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT