“Erdhi dita”/ Rama jep lajmin: Regjistrimi i fëmijëve në shkolla mund të bëhet nga shtëpia, pa radhë e letra

Rrugëtimi i dijës për vogëlushët nis më lehtë këtë vit shkollor. Kryeministri Edi Rama ka njoftuar sot se tashmë fëmijët mund të regjistrohen në klasë të parë përmes platformës e-Albania.
Kjo mundësi shmang radhët që mund të krijoheshin në dyert e institucioneve arsimore, si dhe dokumentet që përdoren zakonisht.
“Mirëmëngjes. Me lajmin e mirë se erdhi dita të regjistrojmë fëmijët në shkolla, por pa mbledhur më një tufë me letra nëpër duar e pa mbajtur më radhë në asnjë derë institucioni arsimor, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama, ndërsa ka publikuar edhe një video sqaruese.
Ndiqni hapat e thjeshtë si në videon e mëposhtme për regjistrimin./Gazeta SHQIP