“Është vetëm fillimi”/ Balla paralajmëron ‘furtunë’ ndaj politikanëve, sjell shembullin e Rumanisë dhe Kroacisë

Kreu i grupit parlamentar të PS ka vlerësuar punën e SPAK dhe prokurorive në luftën ndaj korrupsionit dhe krimit.

Balla tha në Kuvend se reforma në drejtësi ka bërë të mundur që  të konsilidohet pavarësia e institucioneve të drejtësisë.

“Ne do vazhdojmë ta konsolidojmë rritjen e pavarësisë së institucioneve të drejtësisë. Dikur në këtë Kuvend përmendeshin vlerat e vendeve të punës për gjyqtarët në Tiranë dhe rrethe, por falë reformës në drejtësi tashmë kemi vendimarrje apo masa disiplinore të duhura.

746 persona ishin në hetim gjatë vitit 2020, 70% e tyre janë marrë të pandehur. Kurrë marrë nuk kishte një shifër të tille nga institucionet e prokurorisë. Dikur në prokurorinë e Saliut dhe Metës niveli i personave të marrë në hetim nuk e kalonte 10%. Ky është vetëm fillimi. Ky nuk është niveli më i lartë, do vazhdohet më tej. Është fillim i mbarë i një pune shumë të rëndësishmë.”, tha Balla.

Gjatë fjalës së tij në Kuvend, pas raportimit të kreut të SPAK, Balla u shpreh se do ketë goditje edhe ndaj politikanëve. Sipas tij, sa i përket hetimit ndaj politikanëve Shqipëria nuk do bëjë përjashtim nga Rumania apo Kroacia.

“Mund t’ju jap vetëm një shifër, mos shkofshim deri aty po pse jo, para 7-8 vitesh në Rumani ishin të dënuar nga kryeministra tek ministra, nga senatorë e deputetë me një numër të konsiderueshëm.

Edhe në Shqipëri në fakt se ne gjithmonë i kalojmë, ka ish-ministra në dyert e gjykatave, ka prokurorë të përgjithshëm që janë dënuar në një shkallë të gjyqësorit apo dhe në shkallën e parë të gjyqësorit, dhe natyrshëm që është procves që do vijojë e rëndësishme që kemi garantuar gjënë më të rëndësishme, koha kur politika emrëronte apo kishte kompetenca në emërtesa ka përfunsuar një herë e përgjithmonë”, tha Balla në Kuvend./Gazeta SHQIP

Back to top button
LAJMET E FUNDIT