Flamuri i Kosovës ngrihet për herë të parë në misionin paqëruajtës të FSK në Kuvajt (FOTO)

Flamuri i Kosovës është ngritur për herë të parë në misionin paqëruajtës të Forcës së Sigurisë së Kosovës në Kuvajt.
Lajmi është bërë me dije nga Shtabi i Përgjithshëm i FSK-së.
Në njoftimin e FSK-së thuhet se Kosova është e përkushtuar për paqe dhe siguri në botë.
“Flamuri i Republikës së Kosovës për herë të parë ngritet në misionin paqësor të FSK-së në Kuvajt, si anëtar i koalicionit në Forca e Përbashkët e Kombinuar (Inherent Resolve). Kosova është e përkushtuar për paqe dhe siguri në mbarë botën. FSK-ja falënderon Ushtrinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Gardën Kombëtare të IOËA-s për dislokimin e përbashkët”, shkruan Shtabi i Përgjithshëm i FSK-së në faqen zyrtare.