FOTOT/ Basha nis zyrtarisht pushimet, fluturon drejt shtëpisë në Holandë për të filluar “betejën” kundër Ramës

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha e ka lënë Tiranën, vapën për të  ikur drejt Holandës.

Basha është fotografuar sot në Rinas për të udhëtuar me tranzit në drejtim të Vjenës dhe më pas në Holandë.

Në media janë publikuar foto eksskluzive, nga aeroporti i Rinasit, ku duket në përgatitje për të ikur.

Siç duket Luli ‘luftën” për masakrën zgjedhore, do të vijojë në Holandë duke ujitur tulipanë.

Betejat, Luli duket se po i zhvendos në Holandë, pasi humbi turpshëm në zgjedhjet e 25 Prillit.

Sigurisht që betejat dhe lufta e lodhën shumë dhe ndaj që sot  ka nisur fundjavën e tij hollandeze, për tu çlodhur, ujitur tulipanët dhe  ajrosur shtëpinë.

Por dhe te “forcohet” pak dhe te marre veten per te pergatitur dhe filluar “betejen” kunder Edi Rames./cna

Back to top button
LAJMET E FUNDIT