FOTOT: “Mund të përballoj çdo gjë”, Bebe Rexha i tregon botës si është të rritesh në një familje shqiptare

Bebe Rexha nuk e ka mohuar asnjëherë origjinën e saj shqiptare por e ka deklaruar gjithmonë me shumë krenari.
Së fundi, këngëtarja ka shpërndarë një postim në Instagram, ku thuhet se duhet në rezyme ta shtojë se është rritur nga një familje shqiptare, prandaj ia del me çdo gjë.
“Do të shkruaj, ‘Jam rritur në një familje shqiptare’ në rezymenë time, në mënyrë që ata të dinë se unë mund të përballoj çdo gjë”, shkruhet në postimin që Bebe ka ndarë me miliona ndjekësit e saj.