FOTOT: Spitalit të Fierit i bashkohen të tjerë mjekë e infemierë turq dhe shqiptarë

Katërmbëdhjetë mjekë e infermierë turq, si dhe 20 infermierë shqiptarë sapo i janë bashkuar spitalit Memorial të Fierit.
Lajmi bëhet i ditur nga ministrja Ogerta Manastirliu, ndërsa në total personeli mjekësor i spitalit të sapopërfunduar ka shkuar në 127 mjekë e infermierë.
Stafi i mjekëve dhe infermierëve janë në dispoziciontë qytetarëve, kryesisht të rajonit të Jugut të Shqipërisë.
“Edhe 14 mjekë dhe infermierë turq dhe 20 infermierë shqiptarë sapo i janë bashkuar super ekipit të Spitalit Memorial të Fierit
127 mjekë dhe infermierë të skuadrës së përbashkët shqiptaro-turke tashmë janë në shërbim të qytetarëve të rajonit të jugut të vendit, në një spital ultra modern, me shërbim të standardeve bashkëkohore”, shkruan Manastirliu.