FOTOT/ Tjetër aksident! Makina përfundon në Lanë, një person i shtrirë në asfalt

Një tjetër aksident është regjistruar pasditen e sotme në Tiranë. Një automjet luksoz ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në shtratin e lumit Lana.
Në pamjet e siguruara nga Gazeta SHQIP shihet edhe një person i shtrirë në asfalt.
I plagosuri dyshohet se është përplasur nga makina. Sipas burimeve, qytetari që ka mbetur i plagosur i ka prerë rrugën makinës.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit./Gazeta SHQIP