Gazeta zvicerane: Nuk kemi akuzuar UÇK-në për krime, por individë të saj

Redaktori i gazetës zvicerane NZZ, Andreas Ernst ka reaguar pas deklaratave të ministres së Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla-Schëarz, e cila kritikoi autorin e artikullit të kësaj gazete, ku ajo kishte folur, për siç ka thënë “pohim të rremë se UÇK-ja kreu vrasje pas luftës”.
Ernst ka mbrojtur autorin e shkrimit, duke thënë se ai nuk ka akuzuar gjithë UÇK-në, por vetëm anëtarë të saj të cilët sipas tij kanë përgjegjësi individuale dhe jo kolektive.
“Autori ynë Andi Reich ka shkruar se ‘krimet e pasluftës, kryesisht janë kryer nga anëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës’. Ai nuk pretendon që ka përgjegjësi kolektive të UÇK-së, por thotë se keqbërësit kanë përgjegjësi individuale”, ka shkruar Ernst nën postimin e kryediplomates kosovare në Tëitter, transmeton Zeri.info.
Ai ka kundërshtuar edhe deklaratën e Gërvalla-Schëarzit se UÇK-ja ishte shpërbërë menjëherë pas luftës, në qershor të vitit 1999, duke publikuar një komunikatë të NATO-s në të cilën thuhet se UÇK-ja u shpërbë në shtator të 1999.
“Përveç kësaj, në komunikatën e NATO-së nuk thuhet që UÇK-ja u shpërbë në qershor, por më 20 shtator 1999. NZZ e ka prezantuar situatën në mënyrë korrekte”, ka shkuar Ernst.
Gërvalla-Schëarz u ankua se gazeta NZZ ka publikuar pohim të rremë për UÇK-në, që sipas saj e akuzonte tërë Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës se ka kryer vrasje pasluftës.
“NZZ publikoi pohimin e rremë se UÇK-ja kreu vrasje pas përfundimit të luftës. UÇK-ja u shpërbë pas çlirimit të Kosovës në qershor 1999. Nëse krimet thuhet se janë kryer, ato janë bërë nga individë, jo nga UÇK-ja”, kishte shkruar ministrja kosovare.
Para këtij reagimi, ministrja kritikoi edhe mediat vendore që ritransmetuan shkrimin e këtij mediumi, duke ia atribuuar asaj deklaratën se UÇK-ja ka bërë krime. /Zëri