Gazetari sulmon ashpër Dritan Lelin: Ti nuk e meritove Vlorën! Ke lënë në mëshirë të fatit institucionet e kulturës dhe artit në qytet

Gazetari i njohur vlonjat, Ergys Alushi, ka sulmuar ashpër kryebashkiakun e Vlorës, Dritan Leli, pas një postimi të këtij të fundit në rrjetet sociale.
Në postimin e tij Leli u bën thirrje qytetarëve që të kujdesen për natyrën dhe të mos e ndotin, por gazetari i është kthyer ashpër kryebashkiakut, pasi i thotë të mos merret me natyrën, por me mjedisin shpirtëror të vlonjatëve, pasi institucionet e artit dhe kulturës janë lënë në mëshirë të fatit.
Alushi shprehet se ditën e aprë që Leli mori mandatin e kryebashkiakut, i ka thënë se Vlora nuk e meriton, ndërkohë që sot i thotë se Leli ishte ai që nuk e meritoi Vlorën.
“Lëre mjedisin natyror se nuk e rregullon dot ti, por shiko mjedisin shpirtëror të vlonjatëve, të cilin e ke lënë pas dore, duke lënë në mëshirë të fatit institucionet e artit dhe kulturës në qytet!
Këtë ta kam thënë që ditën e parë që hyre në atë zyrë.
Qysh ditën e parë të kam thënë që nuk të meriton Vlora! Sot, po të them se je ti që nuk e meritove Vlorën”, shkruan gazetari Ergys Alushi.