Greqia i dhuron Shqipërisë 20 mijë vaksina

Greqia do t’i dhurojë Shqipërisë 20 mijë vaksina kundër koronavirusit. Lajmi bëhet i ditur nga ambasada shqiptare në Athinë.

“Sipas deklaratës zyrtare së zëdhënëses së qeverisë greke znj. Aristotelia Peloni, Greqia fqinje do t’i dhurojë Shqipërisë 20.000 doza të vaksinës kundër Covid-19, siç bëjnë shumica e vendeve evropiane për fqinjët e tyre të afërt.

Ecim përpara në bashkëpunimin mes dy vendeve dhe në projektet tona të përbashkëta.”, thuhet në njoftimin e ambasadës.

Në lajmin e njoftuar nga ambasada, nuk raportohet se për çfarë vaksinash bëhet fjalë.

Deri tani, referuar të dhënave zyrtare, në vendin tonë janë kryer mbi 809 mijë vaksinime./Gazeta SHQIP

Back to top button
LAJMET E FUNDIT