Hidhet shorti në PD, Kadilli kryeson fletën e votimit, Basha renditet i fundit

Komisioni Zgjedhor në Partinë Demokratike është mbledhur këtë pasdite dhe ka hedhur shortin për renditjen e emrave të kandidatëve në fletën e votimit për zgjedhjet e 13 qershorit.

Raportohet se nga shorti i hedhur ka rezultuar se kryetari aktual i PD, Lulzim Basha, do të renditet i fundit në fletën e votimit.

Ndërkohë, lista do të kryesohet nga Fatbardh Kadilli, për të vijuar me Edith Harxhin dhe të tretin në listë Agron Shehajn. Hedhja e shortit është bërë në prani edhe të përfaqësuesve të kandidatëve për kryetar të PD.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT