Hodhi në ajër kalimtarin dhe përfundoi me Lanë, policia jep detaje: Kush është shoferi që shkaktoi aksidentin e rëndë

Policia ka dhënë detaje lidhur me aksidentit e raportuar fillimisht nga Gazeta SHQIP ku një automjet tip “BMW” përplasi një kalimtar dhe doli nga rruga duke përfunduar në shtratin e Lanës.
Mësohet se aksidenti është shkaktuar nga shtetasi me inicialet M.H., ndërsa ka mbetur i lënduar një 80 vjeçar
“Më datë 25.06.2021, rreth orës 19:00, në bulevardin “Bajram Curri”, mjeti me drejtues shtetasin M. H., ka aksidentuar shtetasin Q. K., rreth 80 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, ka njoftuar policia.
Më herët dëshmitarët i thanë SHQIP se shoferi po udhëtonte me shpejtësi të lartë, ndërsa ka hedhur në ajër të moshuarin./Gazeta SHQIP