I nxirë dhe duke luajtur volejboll/ Meta harron shkarkimin, relaksohet në Gjirin e Lalzit (VIDEO)

Presidenti i Republikës, Ilir Meta duket se nuk është i shqetësuar nga vendimi i parlamentit për ta shkarkuar nga detyra, vendim që do finalizohet vetëm nëse gjykata Kushtetuese iu jep të drejtë deputetëve.
Kreu i shtetit është filmuar ditën e sotme duke luajtur volejboll në breg të detit, ndërsa shihet se është nxirë nga dielli.
Meta është ‘zhveshur’ nga kostumi politik dhe po shijon pushimet verore në Gjirin e Lalëzit, duke u arratisur kështu nga i nxehti përvëlues i Tiranës
Ai ka zgjedhur të luajë në breg volejboll me një lojtar të Shijakut./Gazeta SHQIP