“Imagjinoni t’i shpjegosh Kim çfarë është një ish pronar…”, Artan Lame zbulon çfarë diskutoi me ambasadoren

Kreu i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, Artan Lame thotë se e ka pasur të vështirë që t’i shpjegojë Ambasadores amerikane, Yuri Kim terma të përditshme të punës së institucionit që drejton, por që për ambasadoren mund të jenë absurdë.

“Imagjinoni të shpjegosh në anglisht se çfarë është një “ish pronar” apo çfarë është një AMTP. Këto m’u desh të bëja sot në një takimi të gjatë informues me Ambasadoren amerikane Yuri Kim. Surprizues durimi i saj për të dëgjuar shpjegime të hollësishme rreth situatës së trashëguar 30-vjeçare në fushën e pronave dhe zgjidhjeve të ofruara me ligjin e ri 20/20”, thotë Artan Lame.

Lame tha se e kuptoi qartë e pastër mesazhin e përçuar prej ambasadores se “pa pronë të sigurtë nuk ka investime të siugrta.

“Me vëzhgimet mprehta të Ambasadores Kim, tani Kadastra Shqiptare ka një monitorues më shumë, por edhe një zë mbështetës më shumë në rrugëtimin e saj”, thotë ai.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT