Investime të tjera turke në vend? Rama vizitë ‘urgjente’ dyditore në Turqi

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Turqi për një vizitë dyditore te paparalajmeruar, qëllimi i së cilës duket se është i gjithanshëm.

Rama shkruan në rrjetet sociale se veç analizimit të ecurisë së projekteve aktuale të përbashkëta, do të diskutohet edhe për projekte të reja në fushën e teknologjisë digjitale, turizmit, farmaceutikës energjisë dhe transportit.

“Vizitë dyditore për ecurinë e projekteve të bashkëpunimit dypalësh mes ministrive dhe kontaktet e organizuara me investitorë në teknologji digjitale, turizëm, farmaceutikë, energji, transport”, tha Rama.

Kjo është vizita e para e kreut të Qeverisë në Turqi pas zgjedhjeve të 25 prillit. Për herë të fundit ai ndodhej në Ankara gjatë vizitës zyrtare që u finalizua me marrëveshjen për ndërtimin në kohë rekord të Spitalit të Fierit.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT