Ish-ministri socialist sulmon Alket Hysenin pas shkarkimit të Metës: Nga financier i PS u bë drejtor i pastrimit të parave, është në konflikt interesi

Ish-ministri i Financave, Arben Malaj është pyetur sot lidhur me procesin e shkarkimit të Presidentit Meta, i cili dje u miratua me 104 vota pro nga Kuvendi i Shqipërisë, dhe pritet që fjalën e fundit ta japë Gjykata Kushtetuese.
Malaj tha gjatë një bisede me gazetaren Ola Bruko se ligjëra e Metës ka qenë e ashpër ditët e fundit të fushatës zgjedhore, por nuk nguroi të kapet dhe me Komisionin Hetimor, konkretisht me kreun e këtij Komisioni, Alket Hysenin.
Malaj tha se ai nuk duhet të ishte në krye, pasi është në konflikt interesi me PS, pasi është deputet, ka qenë financier dhe Drejtor i Përgjithshëm i Drejtorisë së Përgjithshme të Parandalimit të Pastrimit të Parave.
Për të ideale do të ishte që në krye të komisionit të vendosej nën-kryetarja e Kuvendit,Vasilika Hysi.
Arben Malaj: Po për shkarkimin e Metës, shiko, ai përdori gjuhë të rëndë, ta themi këtë. Por shihni kryetarin e Komisionit Hetimor, Alket Hysenin. Ka rrugëtim të keq politik, nga financier i PS, te drejtuesi i procesit të pastrimit të parave, kreu i taskaforcës së kryeministrit për pronat e paluajtshme të shtetit, deputet, është në konflikt interesi se është pasuruar. Politika është me pengesa dhe kur pengohesh do të paguash. Le ta drejtojë nënkryetarja e Kuvendit atë komision. Njeri me inegritet. Të dëgjosh tre orë argumentet e Alket Hysenit është për të ardhur keq. Ky dhe Balla janë e njejta gjë, janë tipikët e atyre që kanë marrë nga pushteti dhe janë në konflikt interesi për shumë dhe në shumë gjëra.