‘Ishte me 150 km/orë..’/ “BMW” luksoze hedh në ajër kalimtarin Tiranë dhe përfundon në Lanë (VIDEO)

Zbulohen detaje të reja nga aksidenti i ndodhur sot në Tiranë, ku një automjet doli jashtë rrugë dhe përfundoi në lumin Lana.
Një dëshmitar në vendngjarje i tha Gazetës SHQIP se drejtuesi i mjetit tip BMW po udhëtonte me shpejtësi tej normave dhe po bënte manovra të rrezikshme në rrugë.
Sipas tij, shoferi, një djalë i ri ishte me rreth 150km/orë.
Pas testit të alkoolit, i riu u shoqërua në policia, ndërsa mësohet se kalimtari që mbeti i plagosur ka qenë duke ecur në trotuar. Si pasojë e shpejtësisë, mjeti e ka hedhur në ajër qytetarin.
Aksidenti, fatmirësisht pa viktima, vjen pas aksidentit tragjik të paradites së sotme ku u shua një familje./Gazeta SHQIP