Ivica Daçiç i “alarmuar” pas takimit me Matthew Palmer: Ka presion ndaj Vuçiçit dhe Serbisë për të njohur pavarësinë e Kosovës

Kryetari i Kuvendit të Serbisë, Ivica Daçiç, ditën e sotme ka zhvilluar një takim me Përfaqësuesin Special të Departamentit të Shtetit për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer, ku pjesë e bisedës ka qenë edhe procesi i dialogut me Kosovën.
Pas takimit ai është shprehur i “alarmuar” se ndaj Pr3esidentit serb Vuçiç dhe Serbisë ka një presion të koordinuar për të njohur pavarësinë e Kosovës.
“Tani çështja është aktuale pikërisht për shkak të koordinimit të presioneve si ndaj Vuciq dhe vendit tonë për të ndërmarrë hapa që janë të papranueshëm për ne, siç është njohja e Kosovës “, tha Daçiç.